Kandidatet potenciale për asambleiste në zgjedhjet e ardhshme komunale ne Prizren po njihen për së afërmi me metodat kryesore të hulumtimit kualitativ, siç janë intervistat e drejtpërdrejta.
Zyrtarë nga Enti për Punësim dhe Punë Sociale u intervistuan për lidhur me numrin e grave që përfitojnë nga programet e këtij institucioni për aftësim profesional në fusha të ndryshme dhe lehtësirat apo politikat që ky institicion ofron për nënat vetëushquese.
Ky hulumtim po realizohet nga KDI bashkë me gratë kandidate me qëllim të ndërtimit dhe propozimit të politikave lokale konkrete socio-ekonomike që do të kontribuonin në një mjedis më të favorshëm politik, ekonomik dhe shoqëror për gratë në komunë.
Gratë kandidate po praktikojnë intervistimin dhe hulumtimin në mënyrë që ato të jenë më të përgatitura për të ndërmarrë iniciativa dhe projekte në të ardhmen. Ato priten të kandidojnë në zgjedhjet e 22 Tetorit bazuar në politika konkrete të cilat po i mbështesin me hulumtim dhe po u japin formën përfundimtare.
Projekti realizohet nga KDI dhe FemAktiv me mbështetje të Olof Palme International Center.