Kandidatet gra në Prizren përkushtohen për përfaqesim të fuqishëm të komunitetit të grave afariste dhe OJQ-ve në kuvend

Takime 10.10.2017

Përfaqësimi jo i barabartë i grave në proceset e zhvillimit shoqëror, ekonomik dhe politik ende vazhdon të jetë një ndër pengesat kryesore në shoqërinë kosovare. Mos dhënia e hapësirës për të promovuar potencialin dhe vlerat përfaqësuese mbetet një nga sfidat kryesore në ngritjen e cilësisë së përfaqësimit dhe fuqizimit të grave në kuvendet e komunave.

Me synim të thyerjes së barrierave në orientimin e votës vetëm tek kandidatët burra që garojnë në zgjedhjet lokale 2017, KDI ka organizuar takim me qëllim të ballafaqimit të drejtpërdrejtë të grave nga subjektet politike PDK, NISMA, AKR dhe AAK me votuesit potencial nga komuniteti i biznesit, OJQ-të lokale dhe qytetarë të profileve të ndryshme.

Pyetjeve të audiencës se përse duhet t’i votojnë kandidatet gra, këto të fundit u janë kundërpërgjigjur se nëse do t’u jepej mundësia të fitojnë pozitë në asamblenë komunale, ato do të jenë zë i fuqishëm në mbrojtje të interesit qytetar, e sidomos në avancimin dhe përkrahjen e grave në fusha të ndryshme varësisht nga eksperienca dhe profileve që ato i përkasin.