KDI mbajti sot trajnim njëditor me qytetarë të Komunës së Malishevës dhe Rahovecit me qëllim të motivimit të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe nxitjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve lokale, e cila rezultoi me përpilimin e 18 kërkesave për qasje në dokumentet publike.
Pjesëmarrësit shprehën interes që të mësojnë nga Komunat e tyre lidhur me buxhetin, ndarjen e subvencioneve nga zyrat e kryetarëve të komunave, shpenzimet e drekave dhe darkave, të derivateve etj., të cilat do t’i dorëzojnë në formë të kërkesave në këto dy komuna.
KDI do të vazhdojë ciklin e trajnimeve edhe në komuna të tjera.