HAPET GARA “FOTOGRAFO KORRUPSIONIN 2026”

Njoftime 28.09.2026

Korrupsioni, edhe pse ndonjëherë i padukshëm, lë gjurmë dhe pasojat e tij i shohim çdo ditë përreth nesh. Shumë prej tyre mund të kapen edhe në një fotografi.

KDI ka hapur edhe këtë vit garën tradicionale “Fotografo korrupsionin 2026” dhe ju fton që përmes fotografisë të tregoni se si e shihni ju korrupsionin dhe pasojat e tij.

Mund të dërgoni deri në 3 fotografi në [email protected]

Fotografitë më të mira shpërblehen me:

200 € | 150 € | 100 €

Fituesit shpallen më 9 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.

Shikoni përreth. Kapeni me fotografi atë që për ju është faji i korrupsionit.

Gara do të jetë e hapur deri më 30 nëntor 2026 dhe gjithcka që ju duhet të bëni është që të dërgoni 1 deri në 3 fotografi në adresën elektronike [email protected] ose në rrjetin social në Facebook (Kosova Democratic Institute / Transparency International Kosova).

 Bashkë me fotografinë(të) ju duhet t’na dërgoni të dhënat si emrin, mbiemrin, moshën, komunën dhe numrin e telefonit.

Tre fituesit shpallen më 9 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit! Po atë ditë do të organizohet edhe ekspozita e fotografive.

Kushtet dhe rregullat:

  • Aplikuesit duhet të jenë mbi moshën 18 vjeç.
  • Aplikuesit mund të dërgojnë maksimalisht 3 fotografi.
  • Fotografitë e dërguara duhet të paraqesin ndikimin dhe pasojat e korrupsionit.
  • Fotografitë duhet të bëhen në territorin e Kosovës dhe të jenë të realizuara ekskluzivisht për këtë garë. Çdo fotografi e publikuar para garës apo e realizuar për qëllime të ndonjë gare tjetër eliminohet.
  • Fotografitë e dërguara duhet të kenë rezolucion të lartë Full HD 1920×1080 px.
  • Çdo aplikues/garues duhet të garantojë që fotografia(të) është bërë me miratim të protagonistëve, pasi atyre u është garantuar se nuk do t’u shkelen të drejtat, përfshirë të drejtën e privatësisë, të drejtën e pronësisë intelektuale, të drejtën e kopjimit të paautorizuar apo ndonjë të drejtë të ndonjë personi të tretë;
  • Fituesit e garës duhet të jenë të gatshëm t’a tregojnë storien prapa fotografive të tyre, verbalisht ose në të shkruar.

Klauzola:

  • Me rastin e pjesëmarrjes në këtë garë, garuesi garanton se është autor i fotografisë. Në rast se paraqitet çfarëdo kontesti mbi të drejtën e autorit, KDI nuk merr asnjë përgjegjësi.
  • Nëse në garë konkurrojnë dy a më shumë fotografi që portretizojnë objektin apo subjektin e njëjtë, përzgjidhet ajo që ka vlerë më të lartë artistike.
  • Garuesi në momentin e aplikimit i jep të drejtë Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) që ta përdorë, shpërndajë, shtypë, ta përdorë në raporte, promovim të ndonjë aktiviteti apo rishpërndaj fotografinë, pa pasur nevojë të kërkojë leje nga autori.
  • Çdo kontest që mund të paraqitet në lidhje me këtë garë do të trajtohet në përputhjet me Ligjet e Republikës së Kosovës.
  • Shumat e çmimeve janë subjekt i tatimit në fitim.
  • Të dhënat e pjesëmarrësve të dërguara për qëllim të kësaj gare do të mbrohen në bazë të ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.