Pabarazia socio-ekonomike e grave në raport me burrat nxjerr ne dimension nevojën e një planifikimi gjithpërfshirës të buxheteve komunale dhe politikave fiskale per te permiresuar pozicionin e gruas ne kete drejtim. Tema te rendesishme si kjo u diksutuan në tryezën e organizuar nga KDI me akteret e qeverisjes lokale me grate.
Rritja e subvencionimit dhe mbështetja e bizneseve fillestare të grave, vendosja e “mini-qendrave” në shesh për shtijën e produkteve artizanale të grave, angazhimi i psikologëve dhe pedagogëve nëpër institucionet shkollore, rritja e buxhetit dhe kujdesi institucional për kategori të shoqërisë në nevojë (gra), rritja e buxhetit në ekzaminimin e vazhdueshëm të grave për sëmundjet e rënda me kancer ishin ndër kërkesat e grave pjesëmarrëse ne këtë takim.
Drejtori për ekonomi dhe financa duke prezantuar planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2018, zyrtarë të ekzekutivit komunal kanë treguar mbi sfidat e planifikimit te Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor (BPGJ) duke lënë të nënkuptohet se planifikimi i kësaj politike publike nuk ka analizën e perspektivës gjinore.