KDI dhe Rrjeti Qeliza kanë organizuar sot diskutim mes qytetarëve nga Gjakova dhe deputeteve të Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci dhe Mimoza Kusari-Lila, me temën “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj zgjedhësve”, në kuadër të projektit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë” e financuar nga Fondi për Demokraci i Kombeve të Bashkuara (UNDEF).
Qëllimi i këtij debati ishte promovimi i bashkëbisedimit në mes deputetëve të rajonit të Gjakovës, përfaqësuesëve të shoqërisë civile dhe qytetarëve lidhur me punën e Kuvendit të Kosovës me synim rritjen e transparencës, llogaridhënien si dhe komunikimin qytetar.
Ky debat u karakterizua me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve nga Gjakova, të cilët para deputeteve pjesëmarrëse ngiten çështje të rëndësishme për qytetarët e kësaj komune.
KDI dhe organizatat partnere do të vazhdojnë me organizim të debateve të ngjashme, dhe debati i rradhës do të organizohet në Kaçanik në muajin janar.