DnV, Shenohen incidentet e para ne fushate zgjedhore

Konferenca për media 30.09.2017

Demokracia në Veprim (DnV), ka vazhduar monitorimin e fushatës zgjedhore në rang vendi me anë të angazhimit të 61 vëzhguesve afatgjatë, të cilët do të raportojnë në baza ditore mbi mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore, që po zhvillojnë kandidatët për kryetar komunash dhe kandidatët për anëtarë të kuvendeve komunale të cilat po garojnë për zgjedhjet lokale të 22 Tetorit 2017.

Aktivitetet fushatës zgjedhore të monitoruara në rang vendi

Në bazë të raportimeve, në 9 ditët e fushatës zgjedhore, vëzhguesit afatgjatë kanë monitoruar 292 aktivitete të subjekteve politike në mbarë vendin, shumica e të cilave kanë qenë tubime publike.

Pjesëmarrja e qytetarëve në tubime

Pjesa më e madhe e aktiviteteve zgjedhore të monitoruara nga DnV kanë qenë takime me 50 deri në 100 pjesëmarrës si dhe vërehet një rritje e takimeve të mbajtura me 100 deri në 500 pjesëmarrës nga ditët e para të fushatës, ndërsa 10 nga takimet e monitoruara kanë qenë tubime me mbi 1000 pjesëmarrës.

Përdorimi i resurseve publike

Përdorimi i resurseve publike është vërejtur në 15 nga 292 aktivitetet zgjedhore të monitoruara nga DnV ku është vënë re prania e shërbyesve civil dhe veturave zyrtare, në 12 raste nga PDK, ndërsa LDK ka 3 raste, dy raste nga Nisma, si dhe në një rast nga LVV dhe nga Lista Serbe.

Përfshirja e fëmijëve në fushatë

Në 87 nga 292 aktivitete (30% të aktiviteteve) të fushatës zgjedhore të pranishëm kanë qenë edhe fëmijët, numri total i të cilëve është 671.
Në 28 nga 76 aktivitete (37%) të LVV-së ka pasur pjesëmarrje të fëmijëve, në 24 nga 66 aktivitete (36%) të LDK-së, në 16 nga 65 (25%) aktivitete të PDK-së, në 9 nga 21 (43%) aktivitete të NISMA-së, ndërsa tek AAK në 4 nga 24 aktivitete (17%) , ndërsa te Alternativa prania e fëmijëve është vënë re në 2 aktivitete dhe AKR në 1 aktivitet.
Në 3 nga 21 aktivitete të partive serbe ka pasur prani të fëmijëve. Vetëm në nga 1 aktivitet të AAK, LVV, LDK dhe PDK-së është vënë re pjesëmarrje e organizuar e fëmijëve ndërsa në rastet e tjera pjesëmarrja e fëmijëve ka qenë në mënyrë spontane.

Qasja e personave me aftësi të kufizuara

Në 39 nga 292 aktivitetet zgjedhore të monitoruara nga DnV për këto 9 ditët e para të fushatës, pjesëmarrës kanë qenë personat me aftësi të kufizuara, në total kanë marr pjesë rreth 166 persona. Ndërsa në 99 aktivitete zgjedhore nga 292 të monitoruara në vendin ku është mbajt aktiviteti personave me aftësi të kufizuara nuk u është siguruar qasje për pjesëmarrje. Në tre aktivitet të organizuar nga tre subjekte politike LDK në Pejë, PDK në dhe NISMA nga një person me aftësi të kufizuara ka qenë folës.

Prania e mediave

Mediat kanë qenë të pranishme në 54% të aktiviteteve zgjedhore të monitoruara në nivel vendi dhe kanë raportuar lirshëm.

Pjesëmarrja e grave

Pjesëmarrja e grave në aktivitetet e zhvilluara në kuadër të fushatës zgjedhore ka vazhduar të jetë në mesataren e rreth 10%. Në baza gjinore, në aktivitetet e subjekteve politike kanë folur 802 burra (përkatësisht 80%) dhe 202 gra (përkatësisht 20%).
Sipas subjekteve politike
Në 9 ditët e aktiviteteve të fushatës prinë Alternativa me 8 grua nga 19 folës (42%), AKR ka pasur 25 gra nga 72 folës (30%), LVV ka pasur 67 gra folëse nga 293 (23%) folës, PDK me numrin e grave folëse përkatësisht 44 gra nga 211 folës (21%), ndërsa LDK me 31 gra folëse nga 199 folës (15%), NISMA me vetëm 10 gra nga 69 folës (14%), AAK 9 gra nga 69 folës (13%). Partitë serbe dhe komuniteteve të tjera jo shumicë kanë pasur vetëm 8 gra folëse në aktivitetet e tyre nga 72 (11%) folës sa ishin deri më tani.

Ofrimi i sigurisë

Në shumicën e rasteve të monitoruara Policia e Kosovës është përkujdesur për sigurimin e aktiviteteve zgjedhore. Në këto 9 ditët e para të fushatës vërehet se një pjesë e madhe e aktiviteteve që mbahen nga partitë nuk ka fare sigurim.

Gjuha e urrejtjes

Në 9 nga 292 aktivitete të monitoruara është vënë re përdorim i gjuhës së urrejtjes, përkatësisht në 6 aktivitet të organizuar nga PDK dhe me nga 1 rast tek LVV e NISMA ndërsa rasti tjetër është nga komuniteti jo shumicë.

Incidentet

-Mbrëmë rreth orës 22:00 në Pejë, në rrugën “Eliot Engel” te Ura e Gurit janë dëmtuar me gurë zyrat e VV-së nga persona të panjohur.
-Me 28 shtator rreth orës 20:00 në fshatin Gllarevë, kandidatit për Asamble i AAK-së, Dega Klinë Nazif Gashit, i është djegur vetura nga persona te panjohur.
-Me 27 shtator Zyra e LDK në fshatin Raushiq, është goditur me gur ku është dëmtuar një xham. Nuk ka ndonjë dëshmitar të rastit ndërsa policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka mbledh dëshmitë.

Incidenti ndërmjet dy deputetëve

Dhuna nuk është mjet përmes së cilës partitë politike e ushtrojnë rolin e tyre apo zgjidhin mospajtimet ndërmjet vete. Përleshja fizike dhe gjuha denigruese e përdorur ndërmjet dy përfaqësuesve të qytetarëve, përkatësisht e deputetëve, është e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër. Veprimet e tilla nuk mund të justifikohen në asnjë formë, prandaj partitë politike duhet të distancohen qartazi.
U bëjmë thirrje qytetarëve që mos të provokohen nga raste tilla dhe të ruajnë qetësinë. Sidomos është e rëndësishme që fushata zgjedhore të mos ndikohet nga rastet e tilla, duke kaluar në ashpërsim të gjuhës së urrejtjes të cilat mund të dëmtojnë seriozisht një proces kaq të rëndësishëm për konsolidimin e demokracisë së vendit, siç janë zgjedhjet. Këto veprime nuk janë në frymën e asaj sesi ne si shoqëri po tentojmë të ndërtojmë shtetin tonë. Deputetët e përfshirë në këtë rast, duhet të mbahen përgjegjës individualisht për veprimet e tyre.