DnV lanson fushaten informuese per votuesit ne Zgjedhjet Lokale 2017

15.09.2017

Koalicioni i Organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim (DnV)”, ka lansuar sot fushatën për informim dhe edukim të votuesve për Zgjedhjet Lokale 2017.
DnV, ka përzgjedhur që këtë lansim ta bëjë më 15 shtator në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, me qëllim të shënimit të kësaj date me të rinjtë e komunës së Prizrenit përmes diskutimit mbi rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe simulimit të ushtrimit të së drejtës së votimit si një prej vlerave thelbësore të një sistemi demokratik.

Në hapje të kësaj ngjarje drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, organizatë lidere e DnV-së, ka theksuar se kjo fushatë është vazhdimësi e fushatës #AsUne që do të ketë fokus primar informimin sa më të saktë të votuesve se si të realizojnë procedurën e votimit si dhe si të paraqesin ankesa për parregullsitë që mund t’i hasin në Ditën e Zgjedhjeve.

“Sapo e kemi kaluar një proces zgjedhor që ka rezultuar me një numër shumë të lartë të fletëvotimeve të pavlefshme, përkundër që sistemi zgjedhor dhe mënyrat e votimit kanë qenë po ato të vitit 2014. Kjo i rrit shqetësimet tona edhe më shumë duke ditur që në zgjedhjet komunale të 22 Tetorit, procedurat e votimit do jenë ndryshe nga ato në zgjedhjet parlamentare. Në mënyrë që të parandalojmë humbjen e votave të qytetarë ose zvogëlimin e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme ne kërkojmë nga KQZ-ja të bëjë përpjekje të shtuara për të edukuar dhe informuar votuesit për mënyrën e votimit” , ka thënë ndër të tjera ai.

Kurse shefi i Sektorit politik, ekonomik dhe integrimeve evropiane në Zyrën e BE-së/PSBE, Riccardo Serri, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e DemokracisÑ? Ñ?shtÑ? njÑ? rast pÑ?r tÑ? reflektuar pÑ?r nevojÑ?n ekzistuese tÑ? çdo shoqÑ?rie pÑ?r t’i fuqizuar institucionet demokratike, shoqÑ?rinÑ? civile dhe sundimin e ligjit.
“Zyra e BE-sÑ? nÑ? KosovÑ?/PÑ?rfaqÑ?suesja e Posaçme e BE-sÑ? e pÑ?rkrah fuqizimin e shoqÑ?risÑ? civile pÑ?rmes projekteve tÑ? ndryshme. Kjo fushatÑ? vetÑ?dijÑ?suese, e financuar nga BE-ja, dhe e implementuar nga organizatat e shoqÑ?risÑ? civile, ka njÑ? qÑ?llim tÑ? rÑ?ndÑ?sishÑ?m: t’i informojÑ? qytetarÑ?t pÑ?r tÑ? drejtÑ?n e tyre pÑ?r tÑ? votuar dhe mÑ?nyrÑ?n se si tÑ? votojnÑ?”, ka thënë ai.

Me qëllim të informimit të saktë lidhur me procedurat e votimit, informata këto që kontribuojnë në uljen e numrit të fletëvotimeve të pavlefshme në zgjedhje, të pranishmit në këtë ngjarje janë bërë pjesë direkte e simulimit të procesit të votimit. Po ashtu gjatë këtij aktiviteti është shpjeguar për qytetarët edhe procedura e ankesave në Ditën e Zgjedhjeve.

DnV gjatë muajit në vijim, do të punojë posaçërisht me të rinjtë që të inkurajojë pjesëmarrjen e tyre në proces zgjedhor. Aktivitete të ngjashme edukuese pritet të organizohen edhe në komunat tjera të Kosovës.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të fushatës vetëdijësuese të DnV-së dhe mbështetet nga Zyra e BE-së në Kosovë.