Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, 19 maj 2019
Komunikata e tretë për Media
Ora 18:00
Mitrovicë e Veriut, 19 maj 2019
Dalja në Zgjedhje
Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, po vazhdon vëzhgimin e procesit zgjedhor në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, 19 maj 2019. Procesi i votimit po vazhdon të zhvillohet i qetë.
Deri në orën 16:00, sipas raportimeve të vëzhguesve të DnV-së, për të votuar kanë dalë rreth 35% e të gjithë votuesve me të drejtë vote.
Dalja e votuesve sipas komunave: Zubin Potok (39%), Zveçan (38%), Leposaviq(34%) dhe Mitrovicë e Veriut (33%).
Parregullsitë më të shpeshta që po e përcjellin procesin e votimit në terren deri në orën 16:00 janë:
-Votimi familjar i evidentuar në 23 vendvotime, në katër komunat ku po mbahen zgjedhjet.
-Ankesa lidhur me Listën e Votuesve janë raportuar në 6 raste.
– Votimi jashtë kabinës, është vërejtur në pesë raste.
-Tentime për të votuar më shumë se një herë (votimi i dyfishtë), janë evidentuar në dy raste.
***
DnV-ja kërkon nga subjektet politike të vazhdojnë të përmbahen nga çdo veprim që mund të cenoj integritetin e procesit zgjedhor. DnV-ja kërkon nga komisionerët vigjilencë të shtuar deri në përmbyllje të procesit të numërimit.
Me respekt,
DnV