Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), mbajti tryezë pune me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile me qëllim të diskutimit mbi benefitet dhe sfidat në hapjen e kontratave publike.
Në këtë takim u diskutua mbi rëndësinë e menaxhimit më të përgjegjshëm të parasë publike përmes kontrollit në shpenzime dhe transparencës në procesin e prokurimit publik, rritjen e informimit të publikut për procesin e prokurimit publik dhe rritjen e bazës së konkurrencës ekonomike përmes një prokurimi të hapur.