Legjislatura e gjashtë e Kuvendit të Repubikës së Kosovës, në gjashtë muajt e parë të punës së vet nuk është treguar shumë efikase. Kjo periudhë është karakterizuar me shumë pak ligje të miratuara, seanca plenare të stërngarkuara me pika të rendit të ditës e vazhdime të shpeshta, mugesë kuorumi, mos-pjesëmarrje në votim e shpeshherë edhe me gjuhë e veprime joparlamentare. Kjo u bë e ditur sot gjatë konferencës së Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), ku u paraqit një vlerësim rreth punës së deritashme të kësaj legjislature.
Me këtë rast Artan Murati nga KDI, ka theksuar se bazuar në monitorimin e realizuar nga KDI deri më tani, Kuvendi në legjislaturën e gjashtë duket si në vijim:
Murati ka theksuar se mungesa e deputetëve në seanca plenare por edhe në mbledhje të komisioneve parlamentare është një nga problemet më të mëdha të evidentuara në punën e legjislaturës së gjashtë. Po ashtu në shumë raste ka dështuar votimi për projektligje apo çështje tjera të parapara në rendin e ditës në punimet e Kuvendit, për shkak të mungesës së Kuorumit.
“Përderisa Rregullorja e Re e Punës së Kuvendit është e paraparë të shqyrtohet në seancën e rradhës, KDI u bënë thirrje të gjitha subjekteve politike parlamentare që të trajtojnë dhe rregullojnë këtë çështje përmes Rregullorës së Punës së Kuvendit, dhe deputetët që mungojnë në seanca, e sidomos në votim, të penalizohen. Mos pjesëmarrja në votim është shmangie nga përgjegjësia dhe përfaqësimi i qytetarëve. Deputetët mund të abstenojnë, por jo të bllokojnë vendimmarrjen në Kuvend. Për deputetët që nuk marrin pjesë në votim duhet të parashihen ndëshkime, jo vetëm me votë por edhe ndëshkime financiare”, ka thënë ai.
Një mënyrë për ta rregulluar këtë çështje ka shtuar se është përmes Rregullores së re të Punës së Kuvendit, ku mund të parashihet që deputeti i cili nuk merr pjesë në votim, por që është prezent në seancë, vota t’i llogaritet me automatizëm si abstenim.
Meqenëse sot do të mbahet vazhdimi i katërt i seancës së jashtëzakonshme ku pikë e vetme e rendit të ditës është votimi i projektligjit për rafitikimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Malit të Zi, Murati ka potencuare se KDI shfrytëzon rastin edhe një herë t’u bëjë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë këtë marrëveshje dhe t’i japin fund sagës që po mbanë të bllokuar jetën institucionale por edhe po mohon të drejtën e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë.