Prizren, 05.01.2010. Instituti demokratik i Kosovës (KDI) në kuadër të projektit ?Pjesëmarrja e qytetarëve dhe principet për një qeverisje të mirë? projekt i mbështetur nga The Olof Palme Center , ka publikuar analizën e decentralizimit me temën ?Decentralizimi në Kosovë ? Përvojat nga Komunat e Rajonit të Prizrenit?
Hulumtimi i kësaj analize është i bazuar në infrastrukturën ligjore që ka përcjellë decentralizimin si dhe duke mbledhur të dhëna prej burimeve të ndryshme si nga organizatat vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare. Po ashtu një pjesë e burimit të informacionit është marrë nga intervistat me zyrtarët e qeverive lokale në regjionin e Prizrenit. Gjithashtu janë konsultuar edhe raportet e ndryshme të publikuara në fushën e decentralizimit. Për bazë është marrë edhe Plani i Veprimit për decentralizim i përpiluar nga MAPL.
Ndër rekomandimet dhe konkluzionet e dala gjatë kësaj analize janë:
Si sfidë në vete është edhe mos harmonizimi i legjislacionit ekzistues. Shumë nga kompetencat të cilat janë paraparë për nivel lokal akoma janë të pa definuara me aktet nënligjore ngase kemi të bëjmë me shumë kompetenca të të njëjtës fushë nga shumë organe e cila domosdo krijon konfuzion total në lidhje me atë se kush për çka është kompetent. Nëngrupet punuese për reformim të legjislacionit në kuadër të Grupit Ndërministrorë për Decentralizim duhet të përshpejtojnë procedurat për hartimin e legjislacionit të ri me qëllim të harmonizimit të tij konform kompetencave që i janë përcaktuar Komunave me Ligjin mbi Vetëqeverisjen Lokale.
Ngritja e kapaciteteve njerëzore për implementimin e standardeve në punë pritet të rrisë efikasitetin e shërbimit civil dhe nivelin e kënaqshmërisë së qytetarëve me ofrimin e shërbimeve nga këto organe. Duhet të ngritën kapacitetet njerëzore pasi që komunat kanë staf i cili sfidohet nga zhvillimet e shpejta të teknologjisë informative.
Gjithashtu në secilën bashkësi lokale të bëhet një zgjidhje teknike dhe të pajisen me vulat adekuate dhe të funksionalizohet e-qeverisja gjegjësisht përpunimi dhe menaxhimi elektronik i të dhënave.
Autoritetet në nivel lokal duhet të jenë më të efektshme sa i përket mbrojtjes së mjedisit mirëpo edhe në këtë drejtim fajësojnë institucionet qendrore për mos delegim të kompetencave apo edhe mos mundësin e ushtrimit të kompetencave të cilat i parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale.
Me qëllim që operimi lokal të jetë më efektivë në kontrollimin e eksploatimit të zhavorrit dhe të gurëthyeseve domosdo duhet në koordinim ndërsektorial ndërmjet inspektoratit të ministrisë së Mbrojtjes së Ambientit dhe inspektoratit komunal.
Në kuadër të kompetencave të shtuara nuk është arritur të delegohet kompetenca për regjistrimin e bizneseve nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tek Komunat. Në Mungesë të kësaj kompetence qeveritë lokale përballen me mungesën e të dhënave për bizneset dhe shumë nga të dhënat e Ministrisë korrespondojnë me biznese fiktive, gjë që vështirëson më tej punën e autoriteteve komunale në arkëtimin e taksave dhe rezulton me akumulim borxhesh. Si domosdoshmëri duhet të delegohet kjo kompetencë në nivel lokal që të mos krijohen borxhet nga këto biznese fiktive.