KDI ka mbajtu tryezë diskutuese me temën: ‘’Sfidat e Punëtorëve dhe roli i Inspektoratit të Punës”.
Vdekja e punëtorëve në vendin e punës është në gjendje alarmante në Kosovë, vetëm brenda vitit 2018, 23 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës.
Ekzistojnë probleme të shumta që punëtorët/et ballafaqohen në vendet e punës, duke filluar nga sigurimi shëndetësor, kontrata e punës, mungesa e sigurisë në vendet e punës.
Këto janë subjekt i kësaj tryeze pjesë e së cilës janë deputetë të Kuvendit të Kosovës: Besa Baftiu, Bekim Haxhiu, zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, Basri Ibrahimi kryeinspektor i Inspektoratit të Punës si dhe anëtarë të shoqërisë civile.
Në këtë tryezë do të prezantohet edhe një hulumtim parlamentar i KDI-së që ka analizuar ndryshimet ligjore dhe krahasuar ato me praktikat e mira të vendeve të rajonit dhe të BE-së.