Rahovec, 30 Dhjetor 2010 -Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar ne Rahovec debatin me temën ?Ngritja e bashkëveprimit ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit komunal? në të cilën kanë marrë pjesë Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit z. Kujtim Popaj, anëtarë të Kuvendit të Komunës, OJQ-ve dhe media.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte bashkëveprimit ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit komunal me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët e Komunës së Rahovecit.
Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit z. Kujtim Popaj ka bërë një retrospektiv të punës së këtij organi për arritjet dhe ngecjet e vitit 2010. Mos efikasitetin e punës së këtij organi në periudhën e parët të vitit 2010 ka ardhë si pasojë e bllokadës nga ekzekutivi komunal.
Nahit Elshani shef i grupit parlamentarë të LDK-së pranë Kuvendit të Komunës së Rahovecit ka thënë se ky organ ka qenë aktiv dhe ka kryer detyrat konform ligjit mirëpo mungesa e materialeve të mjaftueshëm në séance ka ardhë pikërisht si pasoj e mos bashkëpunimit ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit komunal.
Folorije Boshnjaku, anëtarë e kuvendit komunal ka potencuar se mundësia e ngritjes së bashkëveprimit ndërmjet ekzekutivit dhe legjislativit do të jetë edhe formimi i komiteteve konsultative ku do të përfshiheshin të gjithë akterët duke mos përjashtuar edhe ata nga shoqëria civile.
Xhemail Haxhimustafa anëtarë i Kuvendit të Komunës së Rahovecit si mungesë e bashkëpunimit ndërmjet dy organeve të qeverisjes lokale ka fajësuar vetë anëtarët e Kuvendit duke ndjekur vijën partiake e jo interesin e qytetarëve. Anëtarët nuk duhet të jenë vetëm deklarues por edhe veprues për çështjet qe ngërthejnë parregullsitë në punën e ekzekutivit komunal.
Mediet dhe shoqëria civile po ashtu kanë adresuar kritika në drejtim të mos bashkëpunimit të ekzekutivit dhe legjislativit komunal por edhe me vetë qytetarët duke krijuar një vakum të informimit krejt si pasojë e mos ekzistimit të zyrës së informimit. Gjithashtu një tjetër shqetësim nga shoqëria civile ka ardhë për mungesën e gatishmërisë së ekzekutivit për përfilljen e kërkesave të shumta nga ana e tyre.
Kryetari i Komunës së Rahovecit është zotuar se gjatë mandatit të tij qeverisës do të jetë i përkushtuar në ngritjen e bashkëpunimit me legjislativin komunal dhe do të funksionalizoj Zyrën për Informim ku qytetarët do të kenë më lehtë për informimin e aktiviteteve komunale.
Rekomandimet e dala nga kjo tryezë janë: