Për të shënuar 15 shtatorin, Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), do të organizoj tryezë diskutimi me temë “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj zgjedhësve”.
Diskutimi do të zhvillohet mes deputetëve dhe qytetarëve në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, lidhur me punën e Kuvendit dhe ndikimin e monitorimit në ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies së deputetëve.
Panelistë në këtë diskutim do të jenë:
z.Ruairi O’Connel, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë si dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës:
znj. Xhevahire Izmaku (PDK),
znj.Vjosa Osmani (LDK),
znj.Aida Dërguti (PSD),
znj. Fitore Pacolli (LVV).
Diskutimi do të mbahet më datë 14 shtator 2018 (e premte), duke filluar nga ora 12:00, në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë.