Po bëhet gati një vit qëkur Organi Shqyrtues i Prokurimit, në mungesë të Bordit, është tërësisht jofunksional. Kështu që nga 31 Marsi 2021, janë grumbulluar mbi grumbulluar mbi 600 ankesa të cilat kanë mbetur të pazgjidhura.
KDI ka gjetur se megjithatë disa autoritete kontraktuese kanë vendosur të mos presin vendimin nga Organi Shqyrtues i Prokurimit me arsyet se tashmë ka kanë kaluar të gjitha afatet ligjore për vendimmarrje. Nga 531 tenderë që janë të bllokuar në OSHP, autoritete kontraktuese kanë vazhduar me procedurat e prokurimit për 143 prej tyre, pa pritur vendimin e OSHP-së nën arsyetimin se kanë skaduar të gjitha afatet ligjore për vendim-marrje. Vlera monetare e aktiviteteve të prokurimit që kanë mbetur të bllokuar është mbi 200 milion euro. Bllokimi i aktiviteteve të prokurimit në OSHP mund të shkaktojë pasoja të mëdha për komunat: humbja e mundësisë për të përfituar mjete financiare përmes skemës të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për dhënie të grante të performancës komunale. Një nga kriteret bazë është që ato të kenë shpenzuar së paku 75% të buxhetit për investime kapitale.
Procedimi tutje e ka bazën ligjore në nenin 135, paragrafi 1 të Ligjit për Procedurë të Përgjithshme Administrative, i cili thotë se afati i përgjithshëm i zbatueshëm për përfundimin e procedurës administrative është tridhjetë (30) ditë nga fillimi i saj. Në këtë dispozitë ligjore janë mbështetur autoritetet kontraktuese të cilat kanë vazhduar tutje me aktivitetin e prokurimit dhe nuk kanë pritur vendimin nga OSHP.
KDI bën thirrje që autoritetet kontraktuese në përputhje më LPPA dhe interesin publik, të procedojnë me tej me të gjitha aktivitetet e prokurimit të cilat janë me ankesa në OSHP, për të cilat kanë skaduar të gjitha afatet ligjore.