APLIKO NË PUNËTORINË NË MITROVICË ‘’KEQPËRDORIMET QË (S)I SHOHIM‘’

Njoftime 23.04.2018

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit të financuar nga KFOS, “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”, organizon punëtorinë e radhës ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim ‘’ në Universitetin ‘’Isa Boletini’’në Mitrovicë.

Kjo punëtori ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së studentëve për të kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike, për identifikimin e flamujve të kuq në kontratat publike, dhe mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.

Detajet e punëtorisë:

Lokacioni: Universiteti ‘’Isa Boletini’’- Mitrovicë
Data: 04.05.2018
Kohëzgjatja e punëtorisë: rreth 3 (tre) orë
Afati i aplikimit: 27.04.2018

Pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë të pjesëmarrjes.

Apliko tani në: http://bit.ly/2FUl1H5.

Për bashkëpunimin e treguar, KDI falënderon zyrën për karrierë të Universitetit të Mitrovicës ‘’Isa Boletini’’.