30 të rinj nga Kosova e Serbia vizitojnë KDI-në

04.11.2016

 KDI sot ishte nikoqire e 30 të rinjëve nga Kosova dhe Serbia të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të programi të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) që ka për qëllim krijimin e lidhjeve ndërmjet të rinjve nga të dyja vendet.

Të rinjtë u informuan për punën që KDI bën për të promovuar transparencën e procesit të dialogut përkatësisht të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Hulumtimi i opinionit publik i realizuar së fundi nga KDI u prit me shumë interes nga studentët.