Agjent i ndryshimit

09.12.2022

“Demokracia nuk është një sport spektatorësh, është një ngjarje pjesëmarrëse. Nëse nuk marrim pjesë në të, ajo pushon së qeni një demokraci”! (Michael Moore)

Duke u bërë pjesëmarrës në diskutimet dhe vendimet publike, ne formësojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë dhe bëhemi hisedarë në vendimarrje. Kjo bëhet e mundur, nëse ne i njohim dhe i shfrytëzojmë hapësirat dhe mekanizmat për pjesëmarrje. Modulet e këtij programi do t’ju pajisin me njohuri e përvoja që ju të shndërroheni në agjentë të ndryshimeve në komunitetet tuaja. Ju do të dini si të mobilizioni dhe motivoni komunitetet tuaja për të ndërmarrë nisma avokuese që e përmirësojnë jetën e tyre.

 

Modulet  e Trajnimeve (20 orë)

 

  • Çka është pjesëmarrja qytetare?
  • Si funksionon demokracia dhe cilat janë institucionet qendrore e lokale?
  • Pse dhe si duhet mobilizuar komunitetin?
  • Dizajnimi dhe zhvillimi i fushatave avokuese
  • Si t’i përdorësh paraqitjet publike dhe mediat në fushatë?