KDI: Investimet kapitale në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi me rrezik të lartë të korrupsionit dhe me ndikim të theksuar në mjedis e shoqëri

Konferenca për media 24.12.2021

Përmes një konference për media, KDI sot ka paraqitur gjetjet nga analizimi i rreziqeve të lidhura me investimet kapitale publike në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Analiza ngrit shqetësime se investimet kapitale në shtetet e rajonit, përveç që janë të cenueshme ndaj korrupsionit, ato përcillen me mbikëqyrje të dobët në zbatim që rrezikon për pasoja afatgjate në shoqëri dhe mjedis. Është evidente se mosrespektimi i detyrimeve të përgjithshme vlen edhe për kontratat e partneritetit publiko privat dhe koncesionet.

Përderisa rreth 40% e buxheteve të këtyre shteteve shpenzohet në investime kapitale, dhe në ndërkohë që Bashkimi Evropian, përmes instrumentit IPA III ka ndarë edhe 30 miliardë euro për këto shtete, ju pjesa më e madhe është alokuar për investime kapitale, analiza tregon se investimet strategjike me interes kombëtar rrezikohen nga korrupsioni, përmes hartimeve të ligjeve specifike të cilat rrisin koston e investimeve, anashkalojnë ligjet tjera në fuqi.

Për më shumë procedurat e hartimit të këtyre ligjeve për investime strategjike përmes marrëveshjeve koncesionare kanë pothuajse zero mbikëqyrje/llogaridhënie dhe transparencë. Po ashtu, këto këto investime në përgjithësi të realizuara përmes partneriteteve publiko private dhe koncesioneve ndikojnë negativisht në tregun e lirë duke favorizuar kompani të veçanta, të cilat janë të afërta me pushtetet në fuqi.

Analiza nxjerr të dhëna shqetësuese mbi ndikimet mjedisore e shoqërore që derivojnë pikërisht nga investimet strategjike në dikasterin e energjisë së ripërtërishme. Në vazhdim,  investimet në ndërtimin e rrjeteve të ujërave të zeza, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, janë shndërruar në ndotësit më të mëdhenjë të lumenjve të rajonit. Analiza ka gjetur se si pasojë e mungesave ligjore, rrjetet e ujërave të zeza rezultojnë të jenë ndotësi kryesor i lumenjve në Ballkanin Perëndimor për shkak se ujët nga këto rrjete derdhen në mënyrë të pa trajtuar direkt në lumenj. Ligjet e shteteve përkatëve për vlerësimin e ndikimit në mjedis nuk janë obligative për investimet në ndërtimin e rrjeteve të ujërave të zeza, ndonëse ato parashohin masa për ndërtimin e impianteve që trajtojnë këto ujëra, e që në numër janë tejet të vogla në gjithë rajonin.

Ndonëse ndikimi mjedisor dhe socio – ekonomik është tejet i madh, ai anashkalohet tërësisht për projektetet kapitale strategjike, duke lënë vend vetëm për t’u marrë me pasojat e jo edhe me parandalimin e tyre.

Konform problemeve të shpërfaqura, organizatat joqeveritare të rajonit rekomandojnë qeveritë e tyre jenë llogaridhënëse dhe t’i bëjnë qytetarët e tyre pjesë integrale të vendim-marrjes lidhur me investimet kapitale.

Në vazhdim, shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia duhet të angazhohen në identifikimin e të gjitha dispozitave ligjore të aplikueshme dhe duhet të angazhohen në krijimin e mekanizmave mbikëqyrës gjatë të të gjitha fazave të zhvillimit të projekteve që të sigurohen për përgjegjshmërinë institucionale dhe kontraktuale.

Po ashtu shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet që urgjentisht të trajtojnë problemin e ndotjes së lumenjve nga rrjetet e ujërave të zeza dhe të plotësojnë mangësitë ligjore në vlerësimin dhe menaxhimin e këtij investimi publik.

Dhe përfundimisht, duke parë se rreziku më i madh ndaj korrupsionit bie mbi investimet strategjike, e të cilat bien në kategoritë e Marrëveshjes së Sofies dhe mjeteve të ndara përmes IPA III, rekomandojmë që Bashkimi Evropian të vendos rregulla ndaj shteteve përkatëse për përfshirjen e qytetarëve në këto projekte përmes “Pakteve të Integritetit” të cilat janë një instrumente që nxisin dhe garantojnë transparencën, përfshirjen dhe llogaridhënien e institucioneve publike në raport me implementimin e investimeve publike, me theks atyre të financuara nga BE.

Kjo analizë është zhvilluar në kuadër të projektit “Sfidat rajonale në luftën kundër korrupsionit dhe keq-menaxhimit të investimeve kapitale” të mbështetur nga KFOS.

 

No photo description available.

 

No photo description available.No photo description available.