Mbahet edhe punëtoria e fundit për 2016 për llogaridhënie me studentë të Pejës

21.12.2016

Peja ishte destinacioni i fundit për 2016 për mbajtjen e punëtorisë dyditore 20-21 dhjetor për llogaridhënie. 20 studentë nga ky rajon po trajnohen dhe debatojnë për shumë çështje që do t’ju ndihmojnë praktikisht në ushtrimin e rolit të tyre në vendimmarrje dhe për mënyrat se si duhet t’i mbajnë politikanët llogaridhënës. Deri më tani rreth 80 studentë kanë përfituar nga këto katër punëtori e që përkrahen prej Ambasadës Britanike në Prishtinë.