KONKURS PËR PUNË

Afati: 06.09.2021

Instituti Demokratik I Kosovës (KDI) është OJQ vendore e angazhuar të mbështesë demokracinë pjesëmarrëse dhe luftën kundër-korrupsion përmes promovimit të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit në të gjitha nivelet dhe sektorët e shoqërisë.

KDI kërkon të punësojë një Hulumtues me orar të plotë, për të punuar në projektin dyvjeçar regjional që vlerëson progresin në Sistemin e Integritetit në vendin tonë dhe mbi bazën e kësaj ofron rekomandime e avokon për politika që ndihmojnë përmirësimin e integritetit të institucioneve.

Sistemi i Integritetit Kombëtar është një qasje/metodologji e zhvilluar nga Transparency International që mundëson vlerësimin e integritetit dhe efikasitetit të secilit sektor/institucion në luftën kundër korrupsionit, dhe kështu mundëson një analizë gjithpërfshirëse të përpjekjeve institucionale për t’a çrrënjosur korrupsionin.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

 

  • Zhvillon hulumtime të vazhdueshme për shkallën e transparencës e integritetit në institucionet dhe sektorët kryesorë (Kuvendi, Qeveria, Gjyqësori, Policia, Ndërmarrjet Shtetërore, Agjencia Kundër-korrupsion, Partitë Politike, Mediat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Avokati i Popullit, Shoqëria Civile, Biznesi etj) bazuar në metodologjinë kredibile të Transparency International
  • Analizon të gjeturat dhe diagnostikon fuqitë dhe dobësitë e secilit institucion në luftimin e korrupsionit dhe identifikon fushat ku ka nevojë për përmirësime (politika, praktika apo zbatim)
  • Përgatitë hulumtime sub-specifike (dokumente të politikave) lidhur me fushat ku vlerësohet se ka nevojë për intervenim në mënyrë që të rritet efikasiteti i institucionit në luftimin e korrupsionit
  • Prezanton hulumtimet para hisedarëve dhe zhvillon e mirëmban bashkëpunim me përfaqësues të institucioneve të lartpërmendura
  • Zhvillon dhe implementon fushata avokimi lidhur me temat e përzgjedhura
  • Përmbushë detyrat tjera të caktuara nga menaxhmenti i organizatës

 

Përvoja dhe kualifikimet e kërkuara:

 

  • Diplomë Master në shkencat juridike apo politike
  • Aftësi të dëshmuara hulumtimi dhe shkrimi
  • Njohës i mirë i legjislacionit kundër-korrupsion
  • Aftësi të mira përfaqësimi dhe në paraqitje publike
  • Aftësi të shkëlqyera në të shkruar/folur në gjuhën angleze
  • Përvojë në sektorin joqeveritar dhe në implementimin e fushatave avokuese
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të Microsoft Office

 

Afati i fundit për aplikim është: 6 shtator 2021

 

Ju lutem dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivuese në e-mail adresën [email protected].

 

Vërejtje: Vetëm kandidatët të cilët do të përzgjidhen në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.