Rreth 30 studentë nga rajoni i Prishtinës ishin pjesë e Punëtorisë së Fundjavës për Llogaridhënie ku trajnerë nga KDI dhe ekspertja e partive politike nga SHBA, Heather Kashner ligjëruan dhe debatuan mbi fuqizimin e votuesve të rinj për të mbajtur politikanët llogaridhënës. Studentët u njohtuan me temat që lidhen me ideologjinë e partive politike, platformat dhe mbikëqyrjen e zbatimit të premtimeve zgjedhore, vëzhgimin e zgjedhjeve si dhe përdorimin e teknologjisë informative për të rritur llogaridhënien e politikanëve. Punëtoritë e radhës do të organizohen në Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.
Projekti mbështetet nga Ambasada Britanike në Kosovë.