Avokimi mbi rëndësinë e arritjes së konsensusit të gjerë poltik për dialogun me Serbinë, është realizuar edhe përmes thirrjeve publike për krerët e institucioneve, partitë politike dhe deputetët e Kuvendit. Duke konsideruar që dialogu Kosovë-Serbi është proces i cili është konsideruar si i pa alternativë, proces për të cilin të gjitha partitë politike kanë shprehur mbështetjen e tyre, ndërtimi i konsensusit të gjerë politik është imperativ për të përmbyllur procesin e dialogut dhe për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse ndërkombëtare e cila respekton shtetin e Kosovës dhe sovranitetin e saj.