Kushtrim Shehu

Afati:

Kushtrimi ka përvojë mbi njëzetvjeçare në sektorin joqeveritar në Kosovë dhe jashtë saj. I diplomuar në Fakultetin Ekonomik ne Prishtinë, për rreth 20 vite ai ka punuar si drejtor i financave dhe administratës në National Democratic Institute në Kosovë dhe misionet e saj në Sudan dhe Liberi. Si aktivist i shoqërisë civile, ai ka marrë pjesë në misionet vëzhguese nacionale dhe ndërkombëtare të zgjedhjeve në Kosovë, Ukrainë, Shqipëri dhe Liberi.

Aktualisht Kushtrimi punon në OJQ Kosova-Women 4 Women si koordinator i projektit që ka të bëjë me fuqizimin e pozitës së gruas në ekonomi dhe treg të punës.

Shkarkoni CV-në këtu