Në komunën e Kamenicës u zhvillua diskutimi i radhës mes qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për ngritje të llogaridhënies dhe transparencës së Kuvendit.
Në këtë takim prezentë ishin deputetët: Lirije Kajtazi (LDK), Labinotë Demi – Murtezi (LVV) dhe Arbëreshë Kryeziu – Hyseni (LVV).
Gjatë këtij diskutimi publik, qytetarët parashtruan një sërë kërkesash e rekomandimesh për deputetët e pranishëm. Disa prej çështjeve kryesore të këtij diskutimi ishin reforma në arsim që ka filluar së fundmi në këtë komunë, largimi i të rinjëve nga vendi, numri i vogël i projekteve kapitale në këtë komunë, rritja e buxhetit për sektorin e arsimit nëpër komuna, inicimi i plotësim – ndryshimit të Ligjit për prokurimin publik etj. Gjithashtu u diskutua çështja e hapjes së bizneseve të lojërave të fatit në pjesën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në afërsi të fshatit Karaçevë për çka u kërkua zgjidhje nga niveli qendror.
Këto çështje, deputetët prezentë u zotuan se do t’i ngrisin në Kuvend.