Përfaqësues të organizatave vendore dhe ndërkombëtare që merren nga afër me punën e Kuvendit, si dhe përfaqësues të Drejtorisë për Hulumtime Parlamentare, Arkiv dhe Bibliotekë të Kuvendit të Kosovës, po mbajnë sot një takim konsultativ të organizuar nga #KDI, lidhur me agjendën legjislative.
Në takim po diskutohet për projektligjet e përfshira në këtë agjendë, çfarë ka mbetur jashtë saj, cilat janë projektligjet të cilave duhet tu kushtohet më tepër vëmendje nga shoqëria civile, si mund të rritet pjesëmarrja e qytetarëve në ligjbërje etj.
Ky takim zhvillohet në kuadër të projektit për përkrahje të hulumtimeve parlamentare, që mbështetet nga #USAID.