Për pjesëmarrjen e grave në qeverisje lokale, sot u diskutua edhe në Dragash. KDI organizoi tryezë diskutimi për këtë temë, pjesë e së cilës ishte edhe kryetari i komunës z.Shaban Shabani, përfaqësues institucional, të shoqërisë civile dhe qytetarë.
Në këtë tryezë u ngritën shumë çështje të cilat i preokupojnë gratë e që lidhen me pjesëmarrjen e ulët të tyre në takime publike dhe mungesën e shërbimeve specialistike shëndetësore siç janë ato gjinekologjike.
Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, që mbështetet nga ambasada britanike në Prishtinë,