KDI në bashkëpunim me Center for Peace and Tolerance (CPT), ka organizuar sot takimin publik mes qytetarëve të Graçanicës dhe deputetit Slobodan Petrovi? (SLS) i cili është edhe përfaqësuesi i vetëm i zgjedhur nga kjo komunë në Kuvendin e Kosovës.
Ndër temat që u ngritën gjatë këtij bashkëbisedimi mes qytetarëve dhe deputetit Petrovi?, vlen të përmenden nevoja për rritjen e aktivizimit qytetar në komunat me shumicë serbe, përfshirjen e të rinjve serb në çështjet politike dhe publike, përmirësimi dhe avancimi i përfaqësimit të interesave të qytetarëve Serb nga përfaqësuesit e tyre.
Ky takim është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve ‘’Takimet Publike’’ mes deputetëve dhe qytetarëve të cilat do të realizohen në 11 Komuna, në kuadër të projektit për monitorimin e Kuvendit “Rritja e pjesëmarrjes, transparencës dhe llogaridhënies në Kosovë” financuar nga UNDEF.