Përfaqësues të KDI dhe Ekovizionit së bashku me USAID Team, zhvilluan sot takim me nënkryetarin e Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ushtruesin e detyrës së drejtorit për prokurim të kësaj komune Rasim Fejza, drejtorin e Drejtorisë për buxhet dhe financa, Isuf Latifi si dhe zyrtarin për auditim të brendshëm, Ismet Uka.
KDI dhe autoritetet komunale diskutuan për rëndësinë e prokurimit transparent dhe menaxhimin sa më të mirë të parasë publike. OJQ Ekovizioni nga Podujeva, që është edhe partnere lokale në këtë projekt dyvjeçar do të angazhohet në monitorimin e të gjitha fazave të prokurimit publik duke filluar nga përgatitja e buxhetit komunal, planifikimi i prokurimit, vlerësimi i procesit të prokurimit e deri te zbatimi i kontratave dhe adresimi i gjetjeve te auditorit nga komuna.
KDI, Ekovizioni dhe USAID TEAM ofruan bashkëpunim në përmirësimin e procesit të prokurimit ndërsa autoritetet komunale u shprehën të gatshëm për një gjë të tillë.
Takimi i radhës do të zhvillohet në Suharekë.