Në kuadër të projektit #CdoVoteVlene KDI/DnV ka zhvilluar deri më tani, tri takime të ndara me përfaqësues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Alternativa për t’u informuar për së afërmi me qëndrimet dhe preferencat e tyre lidhur me elemente specifike të reformës zgjedhore.
Diskutimi ishte fokusuar në çështjet e zonave zgjedhore, listave zgjedhore, pragut zgjedhor, kuotave gjinore, mënyrës së zgjedhjes së presidentit, ulëseve të garantuara për komunitetet, votës preferenciale, votimit nga jashtë dhe atij me kusht, auditimit të financave politike si dhe dizajnit të fletëvotimit.
KDI/DnV do të zhvillojë takime edhe me subjekte të tjera politike në vend dhe qëndrimet e tyre do të pasqyrohen në një tabelë të qëndrimeve, ku do të evidentohen pikat ku ekziston mundësia për arritjen e një pajtueshmërie mes subjekteve politike.