Përmes një punëtorie dyditore të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe ÇOHU!, përfaqësues të institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave kanë diskutuar mbi integritetin dhe pandëshkueshmërinë në prokurim publik.
Në mesin e pjesëmarrësve në këtë punëtori që u zhvillua në Strugë, ishin edhe Catherina Anne Nooy, udhëheqëse e departamentit për integritet në Prokurorinë e Holandës, dhe Tycho Pins jurist me eksperiencë në parandalimin e korrupsionit institucional.
Gjatë kësaj punëtorie u përpiluan rekomandime konkrete për fuqizimin e integritetit në sistemin e drejtësisë, për rastet e prokurimit publik.