#GjeniZgjidhje #Dialog #JoDhunë – ishin mesazhet të cilat sot më 23 Tetor 2015 përmes një marshi paqësor, përfaqësues të shoqërisë civile adresuan tek akterët politik. Të shqetësuar për zhvillimet e fundit politike, marshuesit:
· Kërkuan që dhuna të mos jenë pjesë e veprimit politik si brenda ashtu jashtë institucioneve të Kosovës. Gjuha e dialogut politik është forma e vetme e zgjidhjes së problemeve politike.
· Mbështetën iniciativën e Presidentes Jahjaga për takim me liderët e subjekteve politike parlamentare, në funksion të tejkalimit të gjendjes së krijuar dhe inkurajuan subjektet politike për gjetjen e zgjidhjeve konkrete për normalizimin e jetës parlamentare dhe institucionale në vend.
· Kërkuan mosmbajtjen e senacës së Kuvendit të paralajmëruar për sot në ora 16:00 pa ndryshim të qëndrimeve dhe rrethanave politike sepse ajo mund të ndikojë në përshkallëzimin e dhunës.