Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit të financuar nga KFOS “Qytetarët për prokurim efiçient dhe menaxhim të ndërgjegjshëm të parasë publike”, organizon punëtorinë e radhës ‘’Keqpërdorimet që (s)i shohim ‘’ në Universitetin e Gjakovës ‘’Fehmi Agani’’.
Kjo punëtori ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së studentëve për të kërkuar llogaridhënie për shfrytëzimin e parasë publike, për identifikimin e flamujve të kuq në kontratat publike dhe mënyrat se si duhen raportuar shkeljet që mund të rrjedhin si pasojë e menaxhimit të dobët të kontratave në prokurim publik.
Detajet e punëtorisë:
Lokacioni: Fakulteti Filologjik, Universiteti i Gjakovës, Salla nr. 5
Data: 19.04.2018
Kohëzgjatja e punëtorisë: rreth 3 (tre) orë
Afati i fundit për aplikim: 10.04.2018
Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes.
Apliko tani në: http://bit.ly/2FUl1H5.
Për bashkëpunimin e treguar, KDI falënderon zyrën për bashkëpunim ndërkombëtarë të Universitetit të Gjakovës ‘’Fehmi Agani’’.
KDI gjatë javëve në vazhdim do të zhvillojë punëtori edhe me studentë të universiteteve tjera publike në vend.