Instituti Demokratik i Kosovës së bashku me tetë organizata të shoqërisë civile kanë krijuar koalicionin “Pro Open” për hapje të të dhënave dhe llogaridhënie në Prokurimin Publik.
Prokurimi publik vazhdon të mbetet fushë e gjelbër për korrupsionin, pavarësisht synimeve për ta rregulluar këtë sektor me ligje të mira.
Me qëllim të luftimit të korrupsionit në prokurimin publik, ky koalicion synon që përmes ekspozimit të korrupsionit, të rrisë presionin ndaj institucioneve publike, për t’i adresuar të gjitha shkeljet e identifikuara në prokurim.
Koalicioni do të denoncojë të gjithë zyrtarët dhe kompanitë, të cilat kryejnë shkelje në prokurim dhe do të monitorojë reagimin e institucioneve të drejtësisë.
Pro Open përbëhet nga KDI, Fondacioni për shoqëri të hapur, Çohu, Riinvest, FOL, Iniciativa për Progres, Ec ma ndryshe, Instituti Columbus dhe Demokracia Plus.