Grupi Këshillues në takimin e dytë të radhës diskuton për vlerësimin e të gjeturave të hulumtimit mbi matjen e integritetit institucional. Si pjesë e vlerësimit kanë qenë gjithsej shtatë shtylla përshirë gjyqësinë, prokurorinë, agjencinë anti-korrupsion, legjislativin, avokatin e popullit, zyrën e auditorit të përgjithshëm si dhe mediat. Të gjeturat u prezantuan sipas tri indikatorëve: (1) kapacitetet & pavarësia, (2) qeverisja e brendshme përfshirë matjen e transparencës, llogaridhënies, dhe integritetit, dhe (3) rolin e institucionit përkatës në luftën kundër korrupsionit. Në përfundim, kontributi i të gjithë anëtarëve të Këshillit ka pasuruar dhe konkretizuar studimin i cili planifikohet të publikohet në shtator. Duhet ritheksohet që anëtarësia e Këshillit është e përbërë nga 12 përfaqësues të sistemit të drejtësisë, institucioneve publike, mediave, bizneseve dhe shoqërisë civile.
Ky studim zhvillohet paralelisht në disa shtete të rajonit i udhëhequr nga sekretariati i Transparency International dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian.