Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) nga 24 korrik deri më 06 gusht 2014 nëpërmjet konferencave për shtyp ka bërë publikimin e “Fletënotimit” mbi punën e Kuvendeve të Komunave: Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec, Dragash dhe Mamushë.
Fletënotimi përmban analiza dhe notim për punën individuale të anëtarëve të kuvendeve dhe subjekteve politike që përfaqësohen në kuvendet e komunave të Regjionit të Prizrenit në kategoritë e paraqitura si në vijim:1. Propozim për rend dite, 2. Pjesëmarrja në diskutim gjatë seancave, 3. Pjesëmarrja në diskutim në emër të shefit të grupit të anëtarëve, 4. Inicimi i çështjeve, 5. Amandamentim i legjislacionit, 6. Inicimi i rregulloreve, 7. Pyetjet parlamentare, 8. Mungesa në seanca dhe 9.Gjuha jo-parlamentare.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie”, projekt ky i mbështetur nga The Olof Palme Center (OPIC).