Eugeni është pjesë e KDI-së që nga viti 2016, kur ai filloi punën si monitorues i punës së Kuvendit të Kosovës, në kuadër të programit për Demokratizim dhe Praktika Parlamentare. Paraprakisht ka punuar në Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Elektorale (IFES).
Tash është i angazhuar si zyrtar i projektit për fuqizim të votuesve të rinj, në kuadër të programit për llogaridhënie. Ai ka kontribuar edhe në kuadër të Demokracisë në Veprim, ku është i angazhuar si koordinator i vëzhguesve.
Cakolli është në përfundim të studimeve Master në Universitetin e Prishtinës, programin e Integrimeve Evropiane dhe Administratës Publike, ku është marrë edhe me hulumtime të ndryshme.
Kontakti: [email protected]