Grate nuk gezojne perkrahje te njejte nga shoqeria

01.08.2017

Rëndësia e gjuhës në sferën e jetës shoqërore dhe publike, ndikimi i saj në diskursin aktual publik, stereotipet dhe trajta e paraqitjes së gruas nga mediat dhe roli i tyre në promovimin e barazisë gjinore, vullneti i partitve politike në ngritjen e cilësisë së diskursit publik dhe gatishmëria e tyre në luftimin e diskriminimit në baza gjinore, ishin këto disa nga shqetësimet të cilat u ngritën nga pjesëmarrësit në debatin publik, organizuar nga KDI, në partneritet me FEMaktiv dhe Ec Ma Ndryshe.

Heshtja e shoqërisë dhe e qarqeve të ndryshme në luftimin e dukurisë së diskriminimit në baza gjinore vazhdon të jetë shqetësim shumë serioz, e cila vazhdon ta mbajë peng përfaqësimin meritor të grave dhe emancipimin e tyre në shoqërinë tonë.

Çështjet e tilla do të vazhdojnë të trajtohen në diskutimet e ardhshme, në kuadër të projektit ‘’Gratë të bashkuara, për një qeverisje dhe mjedis më të favorshëm, politik, ekonomik dhe shoqëror’’.

Ky projekt udhëhiqet nga KDI dhe mbështetet nga OLOF PALME INTERNATIONAL CENTER.