Monitorimi i ofrimit te sherbimeve publike, mision i mundshem per Keshillat Lokal

20.07.2017

Këshillat Lokal mbeten një ndër mekanizmat kyç në mobilizimin e qytetarëve për të garantuar pjesëmarrjen dhe monitorimin e proceseve vendimmarrëse në nivel lokal. Për këtë qëllim është organizuar punëtoria dy ditore me grupin e parë të kryetarëve të Këshillave Lokal të komunës së Prizrenit.

Kjo punëtori kishte për synim rritjen e kapaciteteve të Këshillave Lokal, nisur nga konceptet mbi rolin e Këshillave Lokal në proceset vendimmarrëse, detyrat dhe përgjegjësit e Këshillave Lokal, roli dhe mundësit në monitorimin e shërbimeve publike si dhe fuqizimit e kapaciteteve të udhëheqjes brenda anëtarëve të Këshillave Lokal etj.

Ndërmarrja e aksioneve vullnetare në të mirë të komunitetit, promovimi i vullnetarizmit, mobilizimi i qytetarëve në hartim të politikave publike, artikulimi i kërkesave dhe mbrojtja e interesave të qytetarëve karshi autoriteteve lokale, monitorimi i ofrimit të shërbimeve publike, është parë si mision i mundshëm nga kryetarët e Këshillave Lokal që ishin pjesëmarrës në punëtorin dy ditore.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të programit të “Qeverisjes Lokale dhe Pjesëmarrjes Qytetare” që financohet nga Olof Palme International Center (OPIC).