Rritet niveli i korrupsionit tek partitë politike, gjyqësori dhe parlamenti

01.01.2011

Prishtinë, 09 dhjetor 2010 – Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me rastin e ?ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit – 09 dhjetor?, ka lansuar ?Barometrin Global të Korrupsionit 2010? (Global Corruption Barometer) nga Transparency International.

Esat Mazreku nga KDI ka shpalosur përmbajtjen e raportit, duke thënë se sipas këtij raporti, 73% e të anketuarve në Kosovë besojnë se që nga viti 2007 niveli i korrupsionit është rritur, përderisa vetëm 8% mendojnë se korrupsioni është ulur. Sipas tij, ashtu si në gjithë botën, edhe në Kosovë partitë politike shihen si institucionet më të korruptuara në vend, të përcjella nga gjyqësori dhe çuditërisht parlamenti.

?Shihet qartazi se institucionet politike dhe Gjyqësori kanë një imazh tejet negativ tek qytetarët. Prandaj, politikanët dhe gjyqtarët duhet të përpiqen shumë për ta përmirësuar atë, përderisa e tërë përgjegjësia për shkallën e lartë të korrupsionit u vishet atyre?, ka thënë Mazreku.

Perceptimi i të anketuarve sipas këtij raporti është se ; sektorët më pak të korruptuar ne Kosove janë OJQ-të, Kleri (institucionet religjioze), mbrojtja dhe policia.

?Dhënia e ryshfetit përbën shqetësim serioz, si në nivel global ashtu edhe në Kosovë. 15% e të anketuarve kanë deklaruar se ata ose dikush nga të afërmit e tyre kanë dhënë mitë në forma dhe institucione të ndryshme. Duhet të kihet parasysh se ryshfeti, në të shumtën e rasteve i prekë shtresat më të varfra të popullsisë së një vendi, përfshirë edhe Kosovën?, ka thënë Mazreku në konferencën për media.

Sipas Barometrit Global të Korrupsionit, 61% e të anketuarve mendojnë se masat anti-korrupsion nga ana e qeverisë nuk kanë pasur ndonjë efekt, përderisa 32% mendojnë se masat kanë qenë efektive.

?Në përgjithësi, në nivel rajoni, Kosova qëndron jo mirë për sa i përket perceptimit të korrupsionit me notën mesatare prej 3.5, e që do të thotë se është shume afër shkallës ekstreme të korrupsionit? (shkalla 5 nënkupton korrupsionin ekstrem), ka thënë ai.

Merita Mustafa, menaxhere e programit të KDI-së ?Transparenca dhe Anti-korrupsioni? në konferencën për media ka thënë se; ?Barometri global është një sondazh i opinionit publik, që realizohet nga organizata Transpareny International, i cili matë perceptimet dhe përvojat e njerëzve të zakonshëm që kanë të bëjnë me korrupsionin.

Ndërsa, ?një pyetje mjafte e rëndësishme qe barometri i këtij viti për herë të parë i bene njerëzve te zakonshëm është se : sa ne te vërtetë ata kane vullnet të përfshihen në luftë kundër korrupsionit. Përgjigjet e qytetarëve në këtë drejtim kanë qenë se; 7 nga 10 respondentët kanë shprehur gatishmëri që të raportojnë për ndonjë rast të korrupsionit, 7 nga 10 respondentët po ashtu kanë deklaruar se njerëzit e zakonshëm mund të bëjnë ndryshime në luftën kundër korrupsionit, ndërsa gjysma e tyre janë shprehur se mund të imagjinojnë veten të përfshirë në luftën kundër korrupsion? , u shpreh Mustafa.

?Barometri global i korrupsionit për vitin 2010 reflekton pikëpamjet e më shumë se 91 mijë respondentëve në 86 vende, duke e bërë atë edicionin më të plotë që nga lansimi i tij i parë më 2003.
Publikimi është përpiluar nga organizata me renome botërore kundër korrupsionit ?Transparency International?, ku si partner kryesor qe ka Institutin Demokratik të Kosovës, i jep të drejtën e lansimit të këtij raporti për Kosovën. Njëkohësisht, në ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, ky publikim lansohet edhe në nivel global.

Shkarkoni raportin këtu