Raporti i Progresit i KE-së për Kosovën, mospërfillës nga institucionet

01.01.2011

Prishtinë, 16 tetor, 2009 – Instituti Demokratik i Kosovës KDI, në një konferencë për media, ka shprehur shqetësimin me të gjeturat për Kosovën në Raportin e Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin 2009 dhe kërkon ngritjen e përgjegjësisë së institucioneve për përmirësimin e gjendjes. Shqetësimi më i madh i yni lidhet me fushën e korrupsionit dhe aspektet që lidhen me të.
Merita Mustafa, menaxhere e programit ?Transparenca dhe Antikorrupsioni?, ka thënë në konferencë për media se edhe përkundër disa përmirësimeve në funksionimin e institucioneve demokratike, në raport shprehen pakënaqësitë e ngjashme me ato të vitit të kaluar si: mungesa e sundimit të ligjit, përhapja e korrupsionit, përpjekjet e dobëta për reformimin e sistemit gjyqësor, mungesa e bashkëpunimit në mes të Agjensionit Kundër Korrupsionit dhe Prokurorisë, përpjekjet e pamjaftueshme në luftimin e krimit të organizuar dhe shpëlarjes së parasë etj.

?Është bërë praktikë që raportet e progresit, të mbesin vetëm të tilla, të interpretohen më shumë anët pozitive dhe jo të numërohen edhe vërejtjet e shumta që përmban ky raport?, ka thënë Mustafa, duke shtuar se sipas Raportit të Progresit, nuk është bërë angazhim i duhur në luftimin e korrupsionit, si një ndër prioritetet kryesore të Partneritetit Evropian.

Edhe përkundër nënshkrimit të disa memorandumeve të mirëkuptimit në mes të Agjensionit Kundër Korrupsion dhe institucioneve si : gjykatat dhe komisionin prokurorial, në raport thuhet se nuk ka bashkëpunim të duhur për shkëmbimin e informatave për rastet e korrupsionit.

?Raporti bën thirrje edhe për përmirësim urgjent të kornizës ligjore që e lufton korrupsionin.

Mungesa e Ligjit për deklarimin e pasurisë të personave të lartë zyrtar, ligjit për financim të partive politike, amandamentimi i ligjit kundër korrupsion, dhe amandamentimi i ligjit të konfliktit të interesit, janë ligje që e pamundësojnë kompletimin e kornizës ligjore kundër korrupsion?, është thënë në konferencë.

Në konferencën për media, është potencuar edhe ajo se në raport paraqitet si shqetësim serioz edhe mungesa e mekanizmave mbikëqyrës dhe mungesa e transparencës sa i përket financimit të partive politike.

Mustafa ka përmendur edhe vërejtjet të tjera të raportit. ?Në Raportin e progresit përmendet edhe strategjia anti-korrupsion, ku thuhet se fuqia e veprimit të strategjisë anti-korrupsion, e miratuar para disa ditësh, është e kufizuar. Prandaj, ne kërkojmë që të merren parasysh vërejtjet që i kemi adresuar edhe më parë?, ka deklaruar ajo. Me miratimin e strategjisë nga Kuvendi, Mustafa ka thënë se nuk janë marrë parasysh vërejtjet e shoqërisë civile. ?Ne kemi kërkuar që të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse e gjendjes ekzistuese e cila do të përfshinte, por që nuk do të kufizohet vetëm në këto fusha: Infrastrukturën Ligjore dhe Institucionale kundër Korrupsionit; dokumentet si Plani i Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë Jo-formale, Strategjinë dhe Planin e Veprimit të Reformimit të Sistemit Gjyqësorë, Procesin e Rishikimit Funksional të Administratës si dhe ligjet dhe institucioneve të tjera që në mënyrë direkte apo indirekte kontribuojnë në luftën kundër korrupsionit, etj?, ka thënë Mustafa.

Një theks i veçantë, i është dhënë pjesës së raportit ku përmendet prokurimi publik.

Prokurimi publik sipas Mustafes është përkeqësuar në krahasim me vitin e kaluar dhe se ky sektor nuk ka një ligj i cili implementohet dhe i bazuar në standardet evropiane.

?Nëse në këtë raport me theks të veçantë jepen vërejtje për menaxhimin e prokurimit publik dhe nëse vendit tonë i shkon çdo e katërta euro në prokurim publik, e që janë para nga taksat e qytetarëve, atëherë shtrohet pyetja se a ka përmirësuar ky prokurim publik në të vërtetë jetën e qytetarëve, kur e dimë se ata ende ballafaqohen me vështirësi thuajse në të gjitha fushat e jetës?, është thënë në konferencë.

?Këtë e konfirmon edhe vetë kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili në seancën e fundit, akuzoi partitë politike që kanë qenë dhe janë në pushtet se kanë ndërtuar administratë në baza familjare?, ka thënë Mustafa.

Me këtë rast, Instituti Demokratik i Kosovës KDI, vlerëson se sfidat e identifikuara në Raportin e Progresit 2008 për fushat e sundimit të ligjit, luftës kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbeten aktuale edhe në Raportin e këtij viti, madje në disa raste gjendja vetëm se është përkeqësuar, si rasti i ndikimeve politike në emërime. ?Kjo na jep të kuptojmë se Qeveria e Kosovës, si bartëse kryesore e detyrave të dala nga Raporti i Progresit, nuk i ka përmbushur detyrat e saj, përkundër deklarimeve të vazhdueshme se përmbushja e kërkesave të procesit të integrimit evropian, e që përmblidhen në këtë Raport, do të jenë në qendër të angazhimeve të saj?, ka deklaruar Mustafa.

KDI i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera relevante që Raportin e Progresit 2009 ta kuptojnë me seriozitetin maksimal dhe problemet e identifikuara në të t?i pranojnë si detyra e jo vetëm si sfida, dhe t?i mos i vënë në funksion të politikës ditore. ?Vetëm një angazhim i sinqertë dhe me përkushtim në zbatimin e reformave të thella e shpeshherë të dhimbshme mund ta bëjë procesin e integrimeve evropiane të Kosovës një tregim të suksesshëm?, ka vlerësuar Merita Mustafa.