Prishtinë, 09 dhjetor 2009 ? Instituti Demokratik i Kosovës, përkatësisht programi ?Transparenca dhe Antikorrupsioni?, me rastin e 09 dhjetorit – ?Ditës Ndërkombëtare kundër korrupsionit?, ka organizuar një tryezë me temën ?Kosova në ditën ndërkombëtare kundër korrupsion?, me ç?rast është vlerësuar se niveli i korrupsionit në vend është mjaft shqetësues dhe është kërkuar që të punohet më shumë, sidomos në kompletimin e bazës ligjore që lufton korrupsionin.
Pjesëmarrësit në tryezë kanë kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të kenë më shumë vullnet për ta luftuar korrupsionin. Po ashtu, një element i rëndësishëm është konsideruar edhe nevoja që qytetarët të jenë më aktivë në denoncimin e korrupsionit dhe bashkëpunimin e tyre me mekanizmat që luftojnë korrupsionin.
Merita Mustafa, menaxhere e programit të KDI-së ?Transparenca dhe Antikorrupsioni?, ka deklaruar se pavarësisht thirrjeve dhe presionit ndërkombëtar dhe të shoqërisë civile, Kosova si shtet ende nuk e posedon legjislacionin e duhur kundër-korrupsion, strategjinë dhe planin shtetëror kundër korrupsionit. ?Ne sot nuk mund të mburremi as me shkallën aktuale të korrupsionit dhe asnjëherë nuk duhet ta quajmë shtetin tonë si kampion në Ballkan siç e quan Qeveria, pasi që sipas raportit të Transparency International?, shkalla e korrupsionit në vendin tonë është vetëm se duke u rritur dhe se kjo shkallë tanimë ka arritur deri në 3.4, e që shkalla 5 llogaritet si korrupsion ekstrem?, ka deklaruar Mustafa.
Ajo ka deklaruar se po t?i bëjmë një vlerësim mekanizmave përgjegjës që e luftojnë korrupsionin në vendin tonë del se, policia e krimeve ekonomike dhe agjencioni kundër korrupsion kanë ende nevojë që të fuqizohen e sidomos sistemi i gjyqësisë i cili ka nevojë që të reformohet rrënjësisht, duke ditur faktin se është një ndër sektorët më të korruptuara, ndërsa në anën tjetër është një ndër mekanizmat kryesor në trajtimin e rasteve të korrupsionit. ? Po ashtu, nëse analizojmë legjislacionin anti-korrupsion i cili është në përgatitje e sipër, ky legjislacion nuk përkon me ligjet dhe standardet e BE-se, gjë që do na vështirësoj edhe procesin e integrimit të Kosovës në BE, të cilin Kosova edhe synon që ta arrij. Kosovës sot i mungon ende ligji anti-korrupsion, ligji për deklarimin e pasurisë, ligji për parandalimin e konfliktit të interesit e veçanërisht ai për financimin e partive politike, i cili ka një rëndësi tejet të madhe në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit?, ka thënë Mustafa.
Panelisti Ibrahim Gashi, anëtar i Kryesisë së Kuvendit ka folur për procedimin në Kuvend të ligjeve antikorrupsion, si dhe ka bërë një vlerësim të gjendjes në vend sa i përket korrupsionit. ?Në Kosovë trendi i uljes së korrupsionit nuk mund të thuhet se është shumë inkurajues dhe ka lëvizje inkurajuese?, ka deklaruar Gashi, ndërkohë ka kërkuar që korrupsioni në radhë të parë duhet të luftohet tek ata që janë të thirrur për të luftuar korrupsionin.
Ndërkohë, panelisti tjetër, drejtori i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni ka vlerësuar se nuk është duke u punuar sa duhet në luftimin e korrupsionit. ?Korrupsioni në Kosovë hetohet pak dhe luftohet pak ?, ka thënë Preteni.
Pjesëmarrësit tjerë kanë vlerësuar se si element i rëndësishëm është vullneti politik i institucioneve përgjegjëse dhe plotësimi i bazës ligjore kundër korrupsion.
Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë vërejtje në legjislaturën antikorrupsion. ?Është e vërtet që strategjia antikorrupsion është strategji palidhje. Unë kam thënë në Kuvend të Kosovës që në shtator ka qenë dashtë në bazë të asaj strategjie me pas veprime të përfunduara në qershor të vitit që shkoj dhe Agjencioni Anikorrupsion është dashur që t?i thotë Kuvendit se ka kaluar koha për këtë strategji duhet të ndërrojmë?, ka thënë Gjini.
Ndërkohë, Bahri Hyseni, kryetar i Komisionit për Gjyqësi dhe Legjislacion ka shpalosur agjendën e procedimit të ligjeve antikorrupsion. Sipas tij, disa ligje janë miratuar, ndërkohë në procedim janë edhe Ligji për Financimin e Partive Politike dhe Ligji për Hetimin Parlamentar.
Në tryezën ?Kosova në ditën ndërkombëtare kundër korrupsion? kanë qenë të ftuar edhe përfaqësues të Qeverisë së vendit, të cilët kanë munguar.
Rekomandimet e tryezës:
Të përshpejtohet kompletimi i ligjeve antikorrupsion
Rritja e bashkëpunimit ndërmjet Prokurorisë ,Policisë dhe Agjencionit Kunder Korrupsionit
Kërkohet vullnet politik i institucioneve përgjegjëse për ta luftuar korrupsionin
Qytetarët të jenë më të vullnetshëm në denoncimin e korrupsionit
Duhet krijohet një task-force për trajtimin e rasteve të korrupsionit