Prishtinë, 27 janar 2010. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar Fletënotimin për periudhën gjashtëmujore korrik-dhjetor 2009. Ky Fletënotim përmban të dhëna mbi punën dhe aktivitetin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në seanca plenare dhe komisione parlamentare. Për më tepër në këtë Fletënotim janë përfshirë të gjitha të gjeturat për punën e Kuvendit te Kosovës, të gjetura këto që tregojnë se Kuvendin e Kosovës vazhdojnë edhe më tutje ta përcjellin parregullsi dhe ngecje të natyrave të ndryshme të cilat pengojnë funksionimin normal të këtij institucioni shumë të rëndësishëm.
Në Fletënotim është dhënë edhe vlerësimi individual për të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës. Po ashtu, ky Fletënotim përmban një analizë e cila i referohet aktiviteteve të Kuvendit në seanca plenare, komisione parlamentare, zbatimin e programit të punës së Kuvendit, mbikëqyrjen parlamentare ndaj qeverisë, natyrën e çështjeve të ngritura nga deputetët si dhe transparencën e këtij institucioni.
Më poshtë është e paraqitur performanca e deputetëve bazuar në kategorinë e deputetëve më aktiv dhe më pasiv gjatë këtij gjashtëmujori.
Deputetët më aktiv gjatë seancave plenare:
Riza Smaka, 25 %
Gjylnaze Syla, 22 %
Driton Tali, 22 %
Armend Zemaj, 20 %
Naser Rugova, 19 %
Ardian Gjini, 18 %
Myzejene Selmani, 17 %
Myrvete Pantina, 17 %
Lulëzim Zeneli, 17 %
Deputëtët që nuk kanë shënuar asnjë rezultat në seanca plenare:
Elhame Hetemi, 0%
Teuta Hadri, 0%
Ibrahim Selmanaj, 0%
Rasim Selmanaj, 0%
Nexhat Daci, 0%
Dragan Dimiæ, 0%
Radmila Vujoviæ, 0%
Mihailo Sæepanoviæ, 0%
Slavi?a Petkoviæ, 0%
Vladimir Todoroviæ, 0%
Deputetët me aktivitet të dobët në seanca plenare:
Memli Krasniqi, 1.5 %
Rrustem Mustafa, 1.5 %
Xhavit Haliti, 1.5 %
Zafir Berisha 1.5 %
Agim Veliu, 1.5 %
Bujar Bukoshi, 1.5 %
Branislav Grbiæ, 1.5 %
Dragi?a Miriæ, 1.5 %
Etem Arifi, 1.5 %
Hafize Hajdini, 1.5 %
Duke folur për realizimin e Programit të punës nga ana e Kuvendit të Kosovës, Driton Selmanaj, analist i programit të monitorimit të Kuvendit të Kosovës, tha që Kuvendi i Kosovës nuk e ka realizuar as 30 % Programin e Punës së tij. Më pas ai shtoi se Transparencën si element shumë të rëndësishëm të demokracisë Kuvendi i Kosovës vazhdon ta aplikoj në mënyrë të pjesshme.
Kurse Fitore Zeneli, koordinatore e projektit të monitorimit tha që ?Kuvendi përkundër deklarimeve dhe arsyetimeve se do të vazhdoj të punoj në avancimin e punës së tij si institucioni më i lartë i vendit, ai akoma vazhdon me retorikën e tij dhe symbylljen para shumë fenomeneve brengosëse që po vazhdojnë ta përcjellin këtë institucion. Ajo ndër të tjera shtoi se Kuvendi do të duhej t?i merrte në konsideratë rekomandimet e KDI-së të cilat do të kontribuonin efikasitetin dhe mbarëvajtjes më të rregullt të punës në këtë institucion.
Ndër rekomandimet që KDI i adreson Kuvendit të Kosovës janë:
Kuvendi i Kosovës duhet ta miratojë Rregulloren e re të Punës e cila duhet të jetë në harmoni të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës;
Kuvendi i Kosovës duhet të gjejë forma për ndëshkim të (heqje të mëditjeve dhe masa tjera ndëshkuese disiplinore) deputetëve që nuk qëndrojnë deri në fund të punimeve në seancat plenare të Kuvendit të Kosovës;
Kuvendi si organ më i lartë përfaqësues i vendit duhet jetë më këmbëngulës në kërkesën drejtuar ministrave që të jenë më llogaridhënës ndaj deputetëve në kohën e rezervuar për pyetje parlamentare;
Kuvendi i Kosovës duhet t?i jep fund konfliktit personal mes dy degëve të pushtetit atij legjislativ dhe ekzekutiv rreth formimit të Komisionit për dhënien e Provimit të Jurisprudencës dhe t?i vinte interesat e përgjithshme mbi ato individuale;
Të ndërmerren masa sanksionuese ndaj deputetëve që nuk marrin pjesë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, me çka edhe po rrezikojnë dështimin e mbledhjeve të komisioneve;
Të bëhet koordinimi i orareve të mbledhjeve të komisioneve në mënyrë që mbledhjet mos të mbahen në të njëjtën kohë;
Komisionet duhet ta respektojnë në përpikëri Rregulloren e Punës së Kuvendit përfshirë dhe rregullën 35 pika 6 për afatin kohor për procedim të projektligjeve nga leximi i parë në leximin e dytë;
Të shtohet aktiviteti i komisioneve për monitorimin e zbatimit të ligjeve.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës duhet lejojë monitorimin e mbledhjeve të saj nga organizatat e shoqërisë civile;
Publikimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë së Kuvendit të bëhen publike menjëherë pas miratimit të tyre;
Kuvendi duhet të shqyrtojë mundësinë e publikimit të transkripteve të mbledhjeve të komisioneve parlamentare;
Kuvendi duhet që të publikojë votimin elektronik menjëherë, pas çdo seance plenare.