Qytetarët sensibilizohen mbi degradimin e Drinit të Bardhë

01.01.2011

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar ekspozitë me fotografi dhe qytetarëve u ka shpërndarë broshura të cilat dëshmojnë degradimin e shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Ekspozita e cila është mbajtur në Prizren, Rahovec, Krushë të Vogël, Dejn, Ratkoc dhe në Xërxë, ka pas për qëllim që t`i sensibilizojë qytetarët e këtyre vendbanimeve mbi degradimin e vazhdueshëm që po i bëhet shtatit të lumit Drini i Bardhë nga eksploatuesit e paligjshëm të rërës dhe zhavorrit.

Në të gjitha qytetet dhe fshatrat në të cilat është paraqitur kjo ekspozitë ka pasur një interesim të madh të qytetarëve për të kuptuar gjendjen e rëndë në të cilin gjendet shtrati i këtij lumi duke shprehur indinjatën e thellë të tyre me mungesën e hapave të qëndrueshëm të institucioneve kompetente me qëllim të ndalimit të degradimit të mëtejmë të shtratit të lumit Drini i Bardhë.

Kjo ekspozitë është realizuar në kuadër të projektit ?Ambienti dhe Siguria? të mbështetur nga MKRS.