Prizren, 6 maj 2011 – Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin mujor të monitorimit të punës së kuvendeve të komunave të Regjionit të Prizrenit prill 2011.
Gjatë muajt Prill 2011, janë mbajtur 5 mbledhje të kuvendeve të komunave në Regjionin e Prizrenit, katër prej të cilave kanë qenë të rregullta ndërsa një mbledhje ka qenë e thirrur si e jashtëzakonshme.
Kuvendi i Komunës së Rahovecit, Malishevës dhe Mamushës kanë thirrur nga një seancë, Kuvendi i Komunës së Suharekës ka thirrur dy seanca njëra prej të cilave ka qenë e thirrur si e jashtëzakonshme ndërsa Kuvendi i Komunës së Prizrenit dhe Dragashit gjatë muajit prill nuk kanë thirrur asnjë seancë.
Instituti Demokratik i Kosovës përshëndet iniciativën e Kuvendit të Komunës së Suharekës për përfaqësimin e qytetarëve në komisionet mbikëqyrëse komunale, pasi qe kjo e rrit transparencën në aktivitetet komunale dhe njëkohësisht përmirëson pjesëmarrjen e tyre në proceset vendimmarrëse.
Karakteristik e kësaj seance të Kuvendit të Komunës së Suharekës është se ka kaluar ne një frymë te dialogut të mirëfilltë parlamentar ku pozita ashtu edhe opozita kanë dhënë kontributin për shqyrtimin e çështjeve me interes për qytetarët.
Në Malishevë për derisa opozita ishte e gatshme të mbështes kërkesën pa ndryshimin, përkatësisht dhënin në shfrytëzim të pronës publike në hapësirë prej rreth 26 ari për ndërtimin e çerdhes për fëmijë, grupi i pozitës ishte kundër dhënies në hapësirë prej rreth 26 ari. Mos harmonizimi i qëndrimeve të dy grupeve parlamentare ke rezultuar në prolongimin e kësaj çështje dhe mos zgjidhjen e problemeve me te cilat ballafaqohen qytetaret.
Po ashtu Kuvendi i Komunës së Malishevës në këtë seancë ka miratuar rregulloren për organizimin e zgjedhjeve nëpër vendbanime dhe fshatra të komunës së Malishevës. Vlen të theksohet se në seancën ë datës 28.02.2011 është themeluar Komisioni për hartimin e kësaj rregullore dhe i njëjti komision ka mandatin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve nëpër vendbanime dhe fshatra të Komunës së Malishevës. KDI përshëndet këtë iniciative për arsye se definon procesin për zgjedhjen e kryetareve te fshatrave dhe vendbanimeve.
Asnjëri nga Kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit nuk ka shqyrtuar asnjë raport financiar për vitin fiskal 2011. Andaj KDI i rekomandon Kryetarëve të Komunave të Regjionit të Prizrenit që në seancën e radhës të paraqesin raportet financiare tre mujore pranë kuvendeve të komunave me qëllim të respektimit të dispozitave ligjore që rrjedhin nga Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësit përkatësisht nenit 45.4 të ligjit në fjalë.