Të rinjtë u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës – Veton Dula, Këshilltarja e Parë dhe Shefja e Njësisë Ligjore – Arbana Beqiri, si dhe Juriskonsultja – Suzana Krasniqi. Përfaqësuesit e Gjykatës i njohën pjesëmarrësit me mandatin kushtetues, kompetencat, organizimin dhe veprimtarinë e saj. Gjatë bashkëbisedimit, të rinjtë parashtruan pyetje dhe diskutuan rreth rolit të Gjykatës në sigurimin e kushtetutshmërisë, si dhe rëndësisë që respektimi i Kushtetutës ka për funksionimin dhe integritetin e institucioneve.
Pas diskutimit, pjesëmarrësit zhvilluan një tur në ambientet e Gjykatës dhe vizituan bibliotekën e saj.
Përmes vizitave institucionale, KDI u mundëson të rinjve t’i njohin nga afër institucionet publike, t’i kuptojnë më mirë përgjegjësitë e tyre dhe të kenë hapësirë për dialog të drejtpërdrejtë dhe angazhim qytetar të informuar.
Falënderojmë Gjykatën Kushtetuese dhe përfaqësuesit e saj për mikpritjen dhe diskutimin e hapur me të rinjtë.
Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Embassy of Sweden in Pristina