Pejanet e rinj kerkojne mbeshtetje per pune praktike

13.07.2017

Mungesa e bibliotekave dhe psikologëve në shkolla, mbyllja e Çarshisë, mungesa e aftësimit dhe shkollave profesionale, mungesa e transportit lokal për nxënësit e fshatrave, problemet me ambientin, mospërkrahja e vullnetarizmit dhe si në pothuajse të gjitha komunat tjera problemet me shëndetësinë, përkatësisht mungesën e kontrolleve sistematike si dhe problemet me orarin e punës janë disa nga problemet e të rinjve nga Peja të cilat u evidentuan gjatë punëtorisë për politikat e të rinjve, që po mbahet nga KDI.

Të rinjtë që morën pjesë në këtë punëtori, ofruan alternativa për zgjidhje mjaft efikase dhe inovatore të këtyre problemeve. Këto alternativa do t’u paraqiten kandidatëve për kryetar të Komunës së Pejës, gjatë zgjedhjeve që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.