Duke i paraprirë Ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit dhe gjatë javës së aktiviteteve që shënojnë këtë datë, pesë partnerët e Transparency International në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe në Türkiye — Kosova Democratic Institute/Transparency International Kosova, Transparency International Bosnia dhe Hercegovina, Transparency International Maqedonia e Veriut, Transparentnost Srbija dhe Transparency International Türkiye — lansuan zyrtarisht platformat digjitale Integrity Watch (IW), duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies në institucionet publike në të gjithë rajonin.
Platformat Integrity Watch u ofrojnë qytetarëve, mediave, organizatave të shoqërisë civile, akademisë dhe institucioneve qasje të lehtë në të dhëna dhe informacione publike që lidhen me integritetin në ushtrimin e funksioneve publike. Këto platforma ekspozojnë rreziqet e korrupsionit përmes treguesëve lidhur me integritetin në fushat e deklarimit të pasurisë, prokurimit publik dhe financimit politik.
Platformat Integrity Watch i shndërrojnë të dhënat institucionale në vizualizime të kuptueshme dhe të lehta për përdoruesit, duke mundësuar analiza të bazuara në prova, duke mbështetur gazetarinë hulumtuese dhe duke forcuar mbikëqyrjen publike të proceseve vendimmarrëse. Duke përmirësuar qasjen dhe përdorshmërinë e të dhënave, platformat kontribuojnë në një debat publik më të informuar dhe në rritjen e llogaridhënies institucionale.
Një veçori kyçe e kësaj nisme rajonale është përdorimi i një qasjeje konceptuale dhe strukture të përbashkët të platformës, ndërkohë që secila platformë Integrity Watch pasqyron të dhënat e disponueshme në nivel kombëtar si dhe kontekstin ligjor dhe institucional specifik të secilit vend. Në tërësi, platformat kontribuojnë në një kuptim më të gjerë rajonal të sfidave që lidhen me integritetin.
Platformat Integrity Watch janë zhvilluar në përputhje me parimet e qeverisjes së hapur, të dhënave të hapura, kontraktimit të hapur dhe llogaridhënies publike.
Ky lansim rajonal riafirmon përkushtimin afatgjatë të Transparency International dhe kapitujve të saj për forcimin e qeverisjes demokratike, luftimin e korrupsionit dhe mbështetjen e institucioneve që i shërbejnë interesit publik.
***Platformat Integrity Watch (IW) janë zhvilluar në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Shoqëria civile në luftën kundër korrupsionit përmes të dhënave mbi integritetin politik”, i zbatuar nga Kosova Democratic Institute (KDI).
![]()
Vegëzat për platformat kombëtare Integrity Watch (IW):
KOSOVA DEMOCRATIC INSTITUTE, https://www.integritywatchkosova.org/
TRANSPARENCY INTERNATIONAL BOSNIA I HERCEGOVINA, https://integritywatch.ba/
TRANSPARENTNOST SRBIJA, https://integritywatchserbia.org.rs/
TRANSPARENCY INTERNATIONAL MACEDONIA, https://integritywatch.mk/
TI TÜRKIYE, https://integritywatchturkiye.com/
Vegëzat për ngjarjet e lançimit:
KOSOVA DEMOCRATIC INSTITUTE, https://kdi-kosova.org/en/activities/kdi-launches-integrity-watch-kosova-platform-citizens-can-now-track-exactly-how-money-and-power-collide/
TRANSPARENTNOST SRBIJA, https://www.youtube.com/watch?v=uKmGlSGALtc
TRANSPARENCY INTERNATIONAL MACEDONIA,
https://transparency.mk/en/2025/12/09/and-launching-of-the-new-www-integritywatch-mk/
TI TÜRKIYE, https://seffaflik.org/integrity-watch-turkiye-platformu-yayinlandi/