KDI është takuar sot me anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme. Në kuadër të projektit të mbështetur nga Ambasada Zvicerane në Kosovë, KDI do të ofrojë ekspertizë, të mbështesë, lehtësojë dhe organizojë dëgjime publike, hulumtime, anketime, takime e vizita në terren në mes të qytetarëve dhe anëtarëve të Kuvendit dhe ekzekutivit, për të diskutuar temat, marrëveshjet që dalin nga procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe sfidat në implementimin e tyre.
Deputetët do të përfitojnë gjithashtu nga ekspertiza e Shërbimeve të Parlamentit Zviceran në kuadër të synimeve të përcaktuara më lartë.